Ngjarjet e rënda që tronditën vendin/ Eksperti Karamuça: Vetëflijohen nëpërmjet presioneve!

02/06/2021 22:01

Eksperti i profilizimit kriminalistik, Ervin Karamuça ka folur për disa ngjarje të vdekjes që kanë tronditur vendin tonë që kanë brenda mister pasi nuk i jepet një përgjigje konkrete arsyes së flijimit.

Në emisionin “Open” ka treguar se vdekja e Zhaneta dhe Anisa Josifit, e 32-vjeçarit Gerti dhe e 23-vjeçares Evgjeni Baxho bëhen nëpërmjet presioneve për humbjen e jetës.

I pyetur se ku dështoi grupi i hetimit për të zbardhur ngjarjen e Kombinatit, Karamuça tha:

“Ka një problem se jemi pedagogë dhe këto i marrim si raste studimore dhe i krahasojmë në literaturën ndërkombëtare se mjaft u morëm me histori Netflixesh. Nuk kam qenë asnjë pjesë e grupi hetimor, ushqimin e marr nga gazetat, policia është hermetike. Prokuroria udhëheq hetimet dhe në dijeninë time nuk e kam lexuar se çfarë veprimesh ka kërkuar të kryejë.

Mund të them që edhe rasti i motrave dhe i personit të gjetur dhe i rastit të personit që flasim janë të lidhura që vetësakrifikohen e vetëflijohen nëpërmjet presioneve për humbjen e jetës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA