FOTOT/ Bashkia njoftoi heqjen e abonesë së përgjithshme për 3 muaj, qytetarët dalin në protestë

02/06/2021 19:28

Për muajin qershor Bashkia Tiranë ka vendosur të që mos nxjerrë në treg abonetë e përgjithshme.

Për këtë fakt Bashkia e Tiranës reagoi dhe njoftoi se heqja nga qarkullimi i abonesë së përgjithshme që nga 1 Qershori deri në Gusht, pra për gjithë verën, bëhet pasi do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët.

Por kjo lëvizje duket se nuk i ka pëlqyer qytetarëve dhe kryesisht të rinjve, të cilët sot kanë dalë para Bashkisë në shenjë proteste dhe me pankarta në duar.

Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, para pandemisë.

Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin Shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve Qershor, Korrik dhe Gusht, e në vijim.

 

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA