Katër ish zyrtarë bullgarë dhe një zyrtar aktual janë shpallur “non grata” nga SHBA. Alexander Manolev, Petar Haralampiev, Krasimir Tomov dhe Delyan Slavchev Peevski, si dhe zyrtari aktual bullgar Ilko Dimitrov Zhelyazkov janë shpallur “non grata” për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.
“Në postet e tyre si Zëvendës Ministër i Ekonomisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit dhe Kryesekretar i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit, përkatësisht, Manolev, Haralampiev dhe Tomov ishin të përfshirë në akte korruptive që minonin shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut bullgar në institucionet demokratike të qeverisë së tyre dhe proceset publike, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tyre politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në cilësinë e tij si anëtar i parlamentit, Peevski përdori Zhelyazkov”, thuhet në njoftimin e DASH.
Përveç Manolev, Haralampiev, Tomov, Zhelyazkov dhe Peevski, janë shpallur “non grata” gruaja e Manolev, Nadya Manoleva , dhe fëmijët e tij, Alexa, Joanna dhe Dimitar; Gruaja dhe djali i Haralampiev, Veselka Haralampieva dhe Pavel Haralampiev; Djali dhe vajza e mitur e Peevskit; dhe vajzat e Zhelyazkov Vania Ilkova Zhelyazkova dhe Roza Ilkova Zhelyazkova.
Top Channel