Kate Winslet ka thënë së fundmi se ka refuzuar ofertën e një regjizori për të shkurtuar një skenë seksi të saj ku dukej “pak me bark” në serialin e fundit televiziv që ajo po xhiron.
Aktorja thotë se regjizori Craig Zobel i filmit të saj ‘Mare of Easttown’ për rrjetin HBO, kishte ofruar t’ia tregonte trupin “në një dritë më pozitive”.
Winslet është duke luajtur rolin e detektives së moshuar Mare Sheehan në një qytezë në Pennsylvania. Kur regjizori kishte ofruar ndryshimin e pamjeve aktorja i tha “Mos guxo ta bësh”, madje kishte refuzuar dhe posterin e promocionit të serialit dramatik pasi besonte se ishte ndryshuar shumë.
“Unë i thashë, ju lutem shumë, unë e di sa vija kam në lëkurën në anë të syrit, mi vendosni përsëri ato,” tregon 45 vjeçarja Winslet, në një intervistë me New York Times.
“I thashë burrit tim [Edward Abel Smith]: A jam në rregull me këtë? Po luaj rolin e një gruaje në moshë të mesme, që është bërë gjyshe por i pëlqen ende të ndërrojë të dashurit. Dhe ai më tha: ‘Je shumë në rregull Kate.’”
Aktorja shton: “Duket se duke luajtur rolin e Mare si grua e moshës së mesme – do të bëhem 46 vjeçe në tetor – dhe prandaj jam lidhur aq shumë me të, duket qartë që nuk ka filtra”.
“Ajo është një grua që zotëron plotësisht trupin e saj, një grua me gabime, dhe me një fytyrë që lëviz siç dikton mosha apo origjina e saj”, shton Winslet, por shton se nuk ndjehet mirë nëse i kërkojnë një tjetër skenë të zhveshur.
“Dhe për këtë nuk ka të bëjë mosha. Vjen një pikë kur njerëzit thonë gjëra si për shembull ‘Shiko kjo, të njëjtin avaz’”.
Kate nuk është e vetmja aktore që ankohet për skenat e zhveshura apo të intimitetit. Në janar Keira Knightley tha se nuk do të xhironte më skena seksi nëse regjizori është një burrë.
Për vendimin e saj aktorja fajësonte “vështrimin e mashkullit” si dhe krenarinë e saj personale, duke thënë: “Nëse do të flisja për rrugëtimin tim nga të bërit nënë deri te pranimi i trupit tim, do të thoja, më fal po duhet të jetë vetëm një femër regjizore”.
Top Channel