Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll
Një nga vrasësit më famëkeq të mafias siciliane, Giovanni Brusca, i njohur për vrasjet monstruoze, përfshirë edhe tretjen e trupit të një fëmije me acid, është liruar nga burgu, shkruajnë mediat e huaja.
I njohur si “kasapi”, Brusca ka rrëfyer rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë edhe vrasjen e prokurorit të lartë të anti-mafias në Itali, Giovanni Falcone.
I arrestuar që në vitet 1996 dhe më pas bashkëpunëtor i drejtësisë, ai ditën e djeshme la përfundimisht qelinë, duke shkaktuar jo pak reagime në Italinë fqinje.
Lirimi i tij ka ndezur zemërimin e të afërmve të viktimave të Cosa Nostra-s dhe politikanëve që pretendojnë se Bruska nuk ka dhënë asnjëherë prova reale se është penduar për mizoritë e tij.
“Në planin njerëzor, ky është një lajm që më dhemb. Por ligji për reduktimin e dënimeve për bashkëpunimin e mafiozëve është një ligj që vëllai im e donte ndaj duhet respektuar”, tha Maria Falcone, motra e Giovanni Falcones për ANSA-n.
“Unë vetëm shpresoj se gjyqësore dhe policia do të jenë vigjilentë në mënyrë që të evitojnë rrezikun që ai të kryejë krime sërish”.
Dëshmitë e Brusca-s çuan në fakt në arrestimin e vrasësve dhe shumë bosëve të Cosa Nostra-s por publiku, dhe veçanërisht të afërmit e viktimave, thonë se nuk mund ta falin atë. Ai ishte arrestuar në një vilë në Agrixhento në 1996, nga një polic i quajtur Luciano Traina. Ky i fundit ishte vëllai i një tjetër polici që ishte vrarë nga Cosa Nostra.
Brusca, 64 vjeç, ishte një prej figurave kryesore brenda Cosa Nostra, grupi i Mafias Siciliane.
Më 23 maj 1992 ai aktivizoi bombën që vrau më pas gjyqtarin Giovanni Falcone , gruan e tij Francesca Morvillo dhe tre agjentët e shoqërimit Rocco Dicillo, Vito Schifani dhe Antonio Montinaro.
Brusca ka rrëfyer rolin e tij në më shumë se 100 vrasje monstruoze.
Një nga më të tmerrshmet ishte vrasja e Giuseppe Di Matteo, djali 11-vjeçar i një mafiozi tjetër që e kishte tradhtuar. Brusca e rrëmbeu dhe torturoi djalin, trupi i të cilit u shkri në acid.
Top Channel