Lehtësohen masat anticovid/ Manastirliu: Për një sezon turistik përtej pandemisë
01/06/2021 10:09
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në kuadër të hyrjes në fuqi të masave të reja anticovid shkruan se sot nis lehtësimi gradual i masave për një sezon turistik përtej pandemisë.
Ajo gjithashtu ka publikuar edhe një foto ku listohen masat e reja të lehtësuara.
“Hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambientet e jashtme. Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Ora policore shtyhet në 23:00-06:00 Klubet e natës, diskot vijojnë të mbeten të mbyllura , muzika do të lejohet deri në orën 22:00”, thuhet në lidhje me orën policorë.
Top Channel