Gjuajtësi i fundit rus Su-57 do të komandojë katër dronë shoqërues sulmi (fotot)

01/06/2021 21:34

Piloti i gjuajtësve të fundit anti-radar të Rusisë, Sukhoi Su-57 do të koordinojë gjithashtu operacionet e katër dronëve të rëndë sulmues Okhotnik, thonin burime të ministrisë së mbrojtjes për të përditshmen ruse TASS.

“Aktualisht jemi duke punuar mbi opsionet e komandimit të dronëve sulmues nga kabina e  Su-57. Gjuajtësi pritet të mbajë me vete në mision dy deri në katër dronë Okhotnik,” tha burimi.

Më herët në konferencën e kompanisë shtetërore të aeronautikës UAC, u tha se dronët e fundit sulmues Okhotnik do të sulmojnë objektiva tokësorë e ajrore në bashkëveprim me pilotët e gjuajtësit kryesor Su-57.

Gjuajtësit Su-57 kanë teknologji anti-radar dhe janë të pajisur teknologjinë më të fundit radio-elektronike, duke përfshirë asistentin kompjuterik të pilotit, dhe radarë të fuqishëm.

Droni S-70 ‘Okhotnik’ i krijuar gjithashtu nga grupi Sukhoi ka teknologji anti-radar dhe një peshë ngritjeje prej 20 ton dhe sapo ka përfunduar fluturimet testuese.

Dërgesat seriale të dronëve Okhotnik për ushtrinë ruse pritet të nisin prej vitit 2024.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA