Danimarka u heq sirianëve lejen e qëndrimit, pasi qeveria i konsideron pjesë të Sirisë të sigurta për kthimet. Kjo prek sidomos gratë e fëmijët, e mund të ndiqet si shembull nga vende të tjera të BE.

Çdo ditë një grup sirianësh shkojnë të protestojnë në sheshin e kështjellës në Kopenhagen para parlamentit danez. “Ndalni dëbimin në Siri”, shkruhet në pllakatet e tyre. Autoritetet daneze i kanë kategorizuar pjesë të Sirisë, si vende të sigurta për kthim dhe kanë filluar t’u heqin një pjese të refugjatëve sirianë lejen e qëndrimit. Edhe Rasha Kairout ka marrë letër nga autoritetet e migracionit. 38 vjeçarja jeton prej 6 vjetësh me dy fëmijët e saj në Danimarkë. „M’u rrotullua bota, nuk mund të flija më. Kam frikë”, thotë Rasha.

Përbri saj Bilal Mustafa. Edhe ai e ka marrë një letër të tillë. Kur erdhi në Danimarkë ai ishte vetëm 13 vjeç. Bilali shprehet i tronditur, që tani nga Danimarka duhet të largohen edhe gratë e fëmijët, pasi në Siri nuk kërcënohen nga shërbimi ushtarak. „Nëse i dërgojnë gratë në Siri, kjo është e rreziksjme, sepse ata do t’i përdhunojnë”, thotë Bilali duke pasur parasysh me këtë forcat e sigurisë. „Ushtria nuk më kërkon vetëm mua, por edhe gratë.”

Dänemark Ministerpräsidentin Mette FrederiksenMette Frederiksen

Më mirë asnjë refugjat më?

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen është shprehur gjithmonë qartë për politikën e azilit të qeverisë së saj. Ajo ka thënë pa asnjë hezitim, se kthimi është pasoja logjike e politikës daneze të refugjatëve në vitet e fundit. „Nëse dikush nuk ka më nevojë për mbrojtje, sepse nuk ekziston më rreziku, atëherë ai duhet të kthehet në vendlindjen e tij dhe të ndihmojë aty në rindërtimin e vendit”, ka theksuar Frederiksen.

Në të ardhmen qeveria daneze nuk do të pranojë asnjë refugjat më në vend. Në parlament po punohet për ashpërsimin e ligjeve. Nëse ky ligj miratohet, atëherë krijohet edhe baza ligjore për dëbimin e azilkërkuesve në një vend të tretë.

Aktivistë të të drejtave të njeriut kritikojnë politikën daneze

Vlerësimi se pjesë të Sirisë janë vende të sigurta për kthimin ka shkaktuar kritika. Vërtet që në shumë pjesë të Sirisë kanë marrë fund luftimet dhe sulmet me granata, por aktivistë të të drejtave të njeriut thonë, se shumë vetë janë larguar nga vetë regjimi i Bashar al Aaadit dhe policia e tij sekrete. Ndërkohë që Asadi pas zgjedhjeve të fundit është forcuar në pushtetin e tij. “Amnesty International dokumenton prej vitesh shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Siri”, thotë Lisa Blinkenberg, që punon në Danimarkë për këtë organizatë. „Edhe nëse kthehesh në Damask apo në rrethina, ka një rrezik të madh, që njerëzit të ndalen në pikat e kontrollit të sigurisë. Këto pika kontrolli janë të kontrolluara nga forcat siriane të sigurisë, që janë përgjegjëse për shume shkelje të të drejtave të njeriut.”

Symbolbild Frauen Islam Kopftuch Migranten in Europa

Shembull për vende të tjera të BE?

Më shumë se 30.000 jetojnë aktualisht në Danimarkë. Rreth 300 vetëve iu është hequr leja e qëndrimit. Në qendrat e dëbimit duhet të kthehen shumë pak vetë, dhe nuk dihet ende, se kur do t’i zbatojë Danimarka dëbimet. Megjithatë Blinkenberg është e mendimit, se planet e Danimarkës në BE do të gjejnë shpejt përkrahës. “Danimarka si vend i pasur, duhet t’ia dalë që të lejojë që këta njerëz të vazhdojnë të banojnë aty, sidomos, kur shumë prej tyre janë në shkollim apo punojnë.”

Edhe Rasha Kairout është integruar në këto gjashtë vite. Ish-mësuesja ka punuar në Danimarkë në fillim në një hotel më pas në një qendër kujdesi për të moshuarit. Vendlindja e saj, Siria nuk është e sigurtë për të dhe fëmijët e saj, thotë Rasha. “Nëse do të mbërrija në një airport sirian, ushtria do të më merrte menjëherë dhe do më çonte në burg, pasi unë jam kundër Asadit”, thotë ajo./DW

 

Top Channel