Sekuestrohen 167 kg kanabis në Greqi/ Arrestohet shqiptari, që po transportonte drogën nga Selaniku drejt Athinës

31/05/2021 11:24

167 kg kanabis u sekuestruan nga departamentit i anti-drogës në Kilkis, në Greqinë veriore.

Sipas njoftimit të policisë greke, në pranga ra një 38-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte lëndën narkotike me automjetin e tij në aksin që lidh doganën e Evzonit me qytetin e Selanikut, me një kamion me targa shqiptare.

Policia thotë se lënda narkotike do të dërgohej në Athinë.

38-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet do të vazhdohen prej anti drogës së Selanikut.

Një javë më parë, dy shqiptarë të tjerë u arrestuan në Kilkis dhe një i tretë u shpall në kërkim, pasi sipas policisë, kishin kultivuar 1400 rrënjë kanabis të madhësive të ndryshme në parcelat përreth qytetit.

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin, pasi dyshojnë se bandat shqiptare po mbjellin drogë në zonat e izoluara të shtetin Helen.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel