“Lazarati” në tokën greke/ Kishin kthyer zonën në plantacion kanabisi, arrestohen shqiptarët në Kilkis

22/05/2021 14:52

Policia greke në Kilkis të Greqisë së Veriut, ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, nën akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, të tre shqiptarët kishin kultivuar 1400 rrënjë kanabis të madhësive të ndryshme, ndërsa kishin instaluar edhe një sistem vaditjeje për rritjen e kanabisit.

Prej kontrolleve në banesën e të arrestuarve , u gjetën edhe një armë automatike, një pistoletë, fishekë dhe një sasi kanabis.

Policia thotë se ka dyshime se tre autorët kanë kultivuar lëndën narkotike për disa cikle rritëse, duke përfituar vlera të mëdha monetare prej tregtimit të narkotikëve.

Prej kohësh, autoritetet greke, kanë informacion se bandat shqiptare e kanë spostuar aktivitetin e rritjes së kanabisit nga vendi ynë, drejt pllajave dhe tokave në zona të izoluara dhe të pabanuara të Greqisë së Veriut, ku kontrolli i policisë pothuajse nuk ekziston dhe patrullimet nga ajri janë pak efiçente për shkak të sipërfaqeve të mëdha, që duhen kontrolluar.

Dy të ndaluarit u dërguan në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimet lidhur me zbardhjen e gjithë aktivitetit të organizatës janë marrë prej departamentit të anti drogës së Kilkisi-it.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel