Fenomeni “Përputhen” do të vijojë, kësaj here me protagonistë të tjerë! Me përfundimin e “Përputhen rinore”, në ekranin e Top Chanel do të vijë çdo ditë, nga e hëna në të shtunë “Përputhen +40”.
Si një kërkesë e vazhdueshme e publikut, por edhe si pasoje e target grupit kaq të gjerë të shikuesve që ka ky program, edhe Për’Puthen 40 mundi të thyejë rekorde shikueshmërie.
Edhe pse emisioni transmetohej një herë në javë nuk kanë munguar protagonistët që publiku i do dhe i përkrah aq shumë. Pjesë e këtij formati janë personazhe me karaktere të ndryshme. Luli e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, shfaqet pa komplekse dhe tepër e hapur.
“Përputhen +40” do të sjellë tek ju më shumë takime dhe ngjarje nga protagonistët, të cilët tashmë do të kenë më shumë mundësi që të njohin njeri-tjetrin.
Mes tyre kanë nisur pëlqimet e para, por ende nuk kemi një çift të zyrtarizuar të cilët të kenë deklaruar se janë vetëm për njëri –tjetrin.
“Përputhen” në ekranin e Top Channel theu çdo rekord shikueshmërie duke arritur miliona klikime në Youtube, por edhe shërbeu si një thyerje të tabuve, sepse pak kohë më parë të gjeje dashurinë në një ekran televiziv shkonte përtej të imagjinueshmes, por tani jo, kjo i përket të shuarës.
Me autore Olsa Muhameti dhe moderatore Bora Zemani, “Përputhen +40”, do të vijë çdo ditë në ekranin e Top Channel në kërkim të ndjenjës më sublime, atë të dashurisë.
Top Channel