Aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra do të pezullohet për tre muaj duke nisur nga dita e nesërme.

Kjo bëhet më arsyetimin se nga 1 qershori, bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët.

Duke qenë se autobusi është mjeti më i përdorur nga qytetarët, ata janë shprehur të stresuar.

Bashkia e Tiranës në një njoftim sqaroi se: “Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve, si dhe nga monitorimet e inspektorëve në terren, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një periudhë tre mujore për kryerjen e verifikimeve dhe matjeve për riorganizimin e shërbimit të transportit. Bashkia e Tiranës do t’iu kërkojë operatorëve të transportit publik qytetës rikthimin në kushte të plota të ofrimit të shërbimit, sipas kushteve të kontratës, para pandemisë. Abonetë e përgjithshme do të hidhen sërish në shitje në muajin shtator, kurse abonetë për linjat e veçanta do të jenë në shitje normalisht, edhe gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, e në vijim“.

Gazetarja e Top Channel komunikoi në telefon edhe me kreun e Shoqatës së Transportit Qytetas, Rixhi Qoshja, i cili pohoi se propozimin për heqjen nga qarkullimi të abonesë së përgjithshme, për tre muajt e verës, nuk e ka bërë kjo shoqatë.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA