Ministri Bislimi i kërkon Klosit heqjen e taksës në rrugën e kombit

31/05/2021 14:35

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur sot në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi. Bislimi tha se kanë shtruar kërkesën që të gjendet një zgjidhje për taksën që turistët paguajnë në Shqipëri për rrugën e kombit.

“Kërkesën tonë që të gjendet në zgjidhje të paktën e përkohshme për eliminimin e detyrimit përkohshëm për të paguar për tunelin në Kalimash për arsye se kjo po shkakton vonesa”, tha ai.

Mirëpo, ministri i Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Blendi Klosi, foli vetëm për rëndësinë e promovimit të turizmit të përbashkët, duke mos përmendur fare taksën prej 5 euro që paguhet për rrugën e kombit.

“Për të dy qeveritë tona është një vendimmarrje e përbashkët që turizmi nuk është vetëm një kënaqësi, është një kontribues i rëndësishëm në ekonomi dhe buxhetet tona. Prandaj, do të bëjmë gjithçka që oferta Kosovë-Shqipëri të jetë një realitet. Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe bjeshkët po ashtu duhet ta shikojnë ofertën. Është e pafalshme që të kemi kufi edhe në bjeshkë. Folëm qartë që parqet tona të jenë parqe që nuk e njohin kufirin administrativ”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, tha se së bashku me autoritet në Shqipëri do të ndërmarrin një aksion pastrimi gjatë muajit qershor.

“Në bashkëpunimet tona në vijim ne do të krijojmë grupet punuese që do të krijojnë zotimet e këtyre memorandumeve. Po ashtu, do të realizojmë gjatë qershorit aktivitet që do të bëhet për pastrimin e liqenit të Vërmices”, tha ai.kosovapres

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA