Marrëdhëniet Turqi-Greqi/ Ministri i jashtëm Cavusoglu takon kryeministrin Mitsotakis

31/05/2021 20:02

Pas reagimeve dhe tensionit të shkaktuar dje nga deklarata e ministrit të Jashtëm turk që ka quajtur minoritetin mysliman në Trake si minoritet turk gjatë vizitës privatë në këtë zonë t Greqisë, takimet e sotme të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu në Athinë me kryeministrin Mitsotakis dhe homologun e tij Dendias janë zhvilluar në një atmosferë të përzemërt.

Sipas burimeve qeveritare, Mitsotakis dhe Cavusoglu shprehën gatishmërinë për të promovuar një axhendë positive dhe per te rifilluar dialogun ne këtë kontekst.

Kjo është dukur edhe në konferencën e shpejtë të shtypit pas takimit të ministrave të Jashtëm ku është bërë me dije edhe mbyllja e një takimi midis kryeministrit Mitsotakis dhe presidentit turk Erdogan në 14 qershor në samitin e NATOS.

Qëllimi i takimit tonë sot ishte të perpiqeshim për një proces të parë konsultimi dhe nëse kjo bëhet e mundur, për të normalizuar gradualisht situatën në planin afatgjatë.

Në si Turqi duam të jemi në gjendje të vazhdojmë marrëdhëniet tona me Greqinë pa kushte dhe ramë dakord me Nikos Dendias për të vazhduar këtë bashkëpunim shumë të mirë.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias deklaroi  gjithashtu se ka diskutuar  me homologun e tij Çavuşolulu, për pozicionimet greke seriozisht të kundërta diametralisht, per marrëdhëniet e BE-Turqisë, per një përpjekje ne krijimin e një listë të kufizuar të bashkëpunimit ekonomik, ndërsa u vendos që të ketë njohje reciproke  të certifikatave te vaksinimit  për qytetarët e dy vendet që do vizitojnë Greqinë dhe Turqinë.

Megjithese nuk pati asnjë pyetje në konferencën për shtyp nga gazetarët, Dendias dhe Cavusoglu janë shprehur se tashmë ekziston një klimë e mirë dhe takimi i tyre nuk të kujtonte aspak atë të 15 prillit të kaluar në Ankara kur të dy kanë bërë akuza të ndërsjellta për shumë çështje për të cilat Greqia dhe Turqia ndajnë mendime dimetralisht të kundërta.

Top Channel