Lufta në Gaza nuk i shpëtoi pushtetin, kundërshtarët mblidhen për të rrëzuar Netanyahun!

31/05/2021 14:49

Epoka e kryeministrit më afatgjatë në pushtet, Benjamin Netanjahu, mund të marrë fund të marrë fund pas 12 vjetësh.

Fuqia e tij po kërcënohet nga kundërshtarët e tij politikë, që duan të bashkojnë forcat përmes një koalicioni me bazë të gjerë. Rreziku më i madh, kryeministrit izraelit i vjen nga kreu i partisë ultranacionaliste, Jamina, Naftali Bennett i cili tha se do të bëjë gjithçka, për të krijuar një aleancë me partitë e orientuara djathtas, majtas, partitë e moderuara dhe me drejtuesin e opozitës liberale, Jair Lapid.

Jair dhe unë kemi diferencat tona, por ne ndajmë të njëjtën dashuri për këtë vend“, tha Bennett. Objekivi i aleancës së re është të pengohet, që Netanjahu të vijë sërish në pushtet. Sipas raportimeve në media, qëllimi është rotacioni i pushtetit të shefit të ekzekutivit: Në fillim do ta marrë këtë detyrë ish-ministri i Mbrojtjes, Benett për dy vjet, më pas në radhë do të vijë liberali Lapid.

Në rast se vërtet arrihet të krijohet një qeveri e tillë, atëherë epoka e Netanjahut 71-vjeçar, i cili qeveris që prej vitit 2009, merr fund. Ai vetë paralajmëroi se koalicioni që paralajmërojnë rivalët e vet, do të ishte një rrezik për sigurinë e Izraelit. Netanyahu i nxiti ndjekësit e krahut të djathtë të mos e mbështesin marrëveshjen ndërsa e akuzoi Bennett, se e shkeli premtimin e fushatës zgjedhore, se nuk do të bëjë koalicion me Lapidin.

Netanjahu mori përsipër detyrën e krijimit të qeverisë, por ai nuk ia doli brenda afatit ligjor të krijonte një koalicion. Për këtë arsye presidenti Rivlin ia kaloi këtë detyrë kreut opozitar liberal, Jair Lapid. Afati për të merr fund të mërkurën.

Top Channel