Uragani “Lala” godet Hawain, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji elektrike
Kina njoftoi se do të lejojë që çiftet të kenë deri në tre fëmijë, duke shënuar kështu fundin e politikës së rreptë të një fëmije të vetëm.
Ndryshimi u aprovua nga vetë presidenti Xi Jingping gjatë një takimi të byrosë politike. vendimi i tij erdhi pas censusit të realizuar çdo 10 vjet, i cili tregoi këtë radhë se popullsia e Kinës po shtohet me ritmin më të ulët prej dekadash të tëra, çka shton presionin mbi Pekinin për të forcuar masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë.
Censusi i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se rreth 12 milionë foshnje kishin lindur vitin e kaluar, një rënie e ndjeshme kjo nga niveli i 18 milionë lindjeve të reja që regjistroheshin në 2016. ai shënon po ashtu numrin më të ulët të lindjeve që prej viteve 60 në Kinë.
Agjensia e lajmeve Xinhua tha se leja për të pasur tre fëmijë si dhe implemetimi i masave të rëndësishme mbështetëse, do të ndihmojë në përmirësimin e strukturës së popullatës, do t`i përgjigjet në mënyrë aktive plakjes së popullsisë dhe do të mbrojë avantazhet që ka vendi në drejtim të burimeve njerëzore”. Kina numëron aktualisht më shumë se 1 miliard e 444 milionë banorë.
Top Channel