Ftesë në 5/ “Shqiptari me ngjyrë” që ka mahnitur vajzat shqiptare ia merr këngës patriotike live

31/05/2021 19:33

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Dominique Mbarga Ambah, 26 vjeçari me origjinë nga Afrika që është vetëquajtur “shqiptari me ngjyrë”.

Ai tregoi se këtë emër ia kanë sugjeruar miqtë nga Kosova në Zvicër, aty ku filloi të mësonte shqip e të tregonte interes për kulturën tonë.

Dom pohoi se ka vizituar Kosovën dhe se i adhuron ushqimet tradicionale, veçanërisht pitet.

Thënë këtë, ai tregoi se ka mundur të takojë dy vëllezërit e njohur Mozzik e Getinjo, ndërsa nga këngëtaret shqiptare shprehu dëshirën për të takuar Taynën.

I pyetur nga Bieta për komplimentin që merr më shpesh nga vajzat, “shqiptari me ngjyrë” me modesti tha:

Vajzat më thonë  “Po ti fliske shqip më mirë se çunat shqiptarë”.

Si për të vërtetuar njëherë e mirë se e do vendin tonë, Dom ia mori këngës patriotike shqiptare live, moment ky që na surprizoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA