Blendi Gonxhja tregon kategoritë e mjeteve që rinisin shërbimin e Kontrollit Teknik

31/05/2021 21:40

Drejtor i Përgjithshëm i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka njoftuar se ka nisur sërish shërbimi i Kontrollit Teknik të disa kategorive të mjeteve.

Bëhet fjalë për kamionët, rimorkiot, tërheqësit, taksitë, autoshkollat, mjetet e tjera në pronësi të subjekteve që iu ka skaduar certifikata e mëparshme e kontrollit teknik e lëshuar nga SGS dhe për të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore, etj.

Bëhet e ditur se të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

Njoftimi i plotë:

Rinis shërbimi i Kontrollit Teknik të Mjeteve VETËM për këto kategori sipas një kalendari dhe grafiku të mirëorganizuar:

✅Kamionët, rimorkiot dhe tërheqësit të cilëve iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS;

✅Taksitë, autoshkollat dhe mjetet e tjera në pronësi të subjekteve që iu ka skaduar Certifikata e mëparshme e Kontrollit Teknik e lëshuar nga SGS;

✅Të gjitha mjetet në pronësi të institucioneve shtetërore.

‼️VINI RE: Pas një njoftimi të dytë nga DPSHTRR me data të përcaktuara për muajin qershor dhe me mundësi rezervimi të datës dhe orës për kryerjen e shërbimit të Kontrollit Teknik në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, do të vijohet me:

🔺Të gjitha mjetet e përdorura të regjistruara për herë të parë në Republikën e Shqipërisë nga data 1 janar 2021 të cilat nuk janë pajisur ndonjëherë me Certifikatë të Kontrollit Teknik;

🔺Të gjitha mjetet të cilave u ka përfunduar Certifikata e Kontrollit Teknik deri në datën 23 dhjetor 2020 (nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ) ose nuk e kanë kaluar Kontrollin Teknik dhe duhet të riparaqiteshin brenda datës 31 dhjetor 2020;

🔺Mjete të tjera rrugore për transport mallrash të rrezikshme;

🔺Mjete rrugore për transportin e udhëtarëve ndërkombëtar dhe ndërqytetës (lloji autobus).

🟢Të gjitha autoveturat të cilat janë pajisur me Certifikatë të Kontrollit Teknik gjatë periudhës 1 janar – 31 dhjetor 2020, do të njoftohen nga DPSHTRR në një moment të dytë për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë nga 1 vit në 2 vjet, për shkak të ndryshimeve të përcaktuara në Kodin e Ri Rrugor. Gjatë kësaj periudhe pritjeje, të gjithë drejtuesit e mjeteve që bëjnë pjesë në këtë kategori, nuk do të penalizohen nga organet e kontrollit në rrugë. Sigurohuni që gjatë udhëtimit me mjet, të keni me vete Certifikatën e Kontrollit Teknik të lëshuar në vitin 2020, si dhe vërtetimin e pagesës së taksave vjetore brenda afatit të përcaktuar & TPL (siguracionin e detyrueshëm)!

‼️KUJDES‼️ Të gjitha mjetet, pavarësisht nëse preken apo jo nga ndryshimet e këtij shërbimi, duhet të vijojnë të paguajnë rregullisht taksat vjetore të mjeteve në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA