Shpërthimi i një sherri në bordin e një avioni të nisur nga Kosova drejt Zvicrës, ka shokuar pasagjerët pasagjerët në bord.
Protagonistët e grindjes ishin shqiptarë, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin, duke tmerruar sidomos gratë e fëmijë që nisen të bërtasin. Përplasjet, siç thotë shtypi kosovar, vazhduan edhe pas zbritjes në Basel-Mulhouse. Policia e aeroportit e konfirmoi incidentin për gazetën zvicerane “Blick”.
Dy burra u arrestuan, pasi konfrontimi mes dy familjeve vazhdoi edhe në një parking në vendin e aeroportit. Policia franceze përgjegjëse për zonën u përpoq të ndërmjetësonte. Gratë gjithashtu kishin ndërhyrë në mosmarrëveshje, tha zëdhënësi i policisë.
Policia e kantonit të Bazelit është në dijeni të incidentit, por kjo konsiderohet përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze!
Top Channel