“Mos i përzini njerëzit se nuk ju vjen më askush”/ Braçe publikon faturën me ‘çmimet e kripura

30/05/2021 19:24

Zv/kryeministri Erion Braçe ka denoncuar një rast abuzimesh me çmimet nga restorantet gjatë sezonit turistik.

Ai ka publikuar një faturë të një restoranti në rrjete sociale me 4 abuzime, si në çmim ashtu edhe nga ana ligjore. Totali i pagesës së faturës është një shumë jo e vogël, 347.50 lekë të vjetra.

Në faturë vihet re se qytetarët kanë konsumuar edhe dater, një lloj midhje e ndaluar me ligj tregtimi i saj në vendin tonë. Gjithashtu edhe çmimi i një kilogram levreku është 50 mijë lekë, dhe Braçe thekson se kjo nuk kushtoin askund kaq shumë.

Postimi

“MOS E NISNI ME KEMBEN E GABUAR;DOMETHENE ME FATUREN E GABUAR!
1. Dateri eshte e ndaluar te tregtohet ne kete vend;
2. Nje levrek nuk kushton kerkund 50.000 leke;
3. Ky TIGANI nuk ka kater kilogram levrek, as 200 mije leke shije;
4. Kjo fatura nuk njihet nga legjislacioni fiskal ne kete vend, por trajtohet nga ligji si e paligjshme. E thjeshte; Mos i perzini njerezit! Ja fitove sot 200 mije leke nga kjo fature! Neser nuk te vjen me kush!”– shkruan Braçe.

Top Channel