Në 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.617 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.617 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 322.512. Ndërsa me 173.790 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 27.729.247. Me 173.790 rastet e shënuara në 24 orët e fundit thuhet se kjo është shifra më e ulët e rasteve të regjistruara në 7 javët e fundit.
Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë. Numri i të shëruarve ka arritur në 25.178.011 ndërkohë që 2.228.724 pacientë vazhdojnë ende trajtimin. Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.
Top Channel