Gjimnazistë me zanat/ Shkollat profesionale që sigurojnë punë në vend dhe jashtë për të rinjtë

30/05/2021 20:02

16 vjeç, Klodian Hoxha ka zgjedhur një nga profesionet më të kërkuara në treg.

Ai është nxënës i vitit të parë në degën termo-hidraulikë pranë shkollës së mesme profesionale ”Beqir Çela” të Durrësit.

Profesioni është shumë i bukur dhe i kërkueshëm edhe jashtë”, shprehet nxënësi.

Edhe Xhuljo Zeneli thotë se ka bërë zgjedhjen e duhur, pasi tregu i punës është i sigurtë dhe një garanci për të dhe këdo që do të ndjekë këtë shkollë profesionale.

Në një të ardhme të afërt mund të ikësh jashtë shtetit e ta vazhdosh shkollën e të kesh një të ardhme shumë të mirë, po edhe në Shqipëri’‘.

Një element kyç që nxit nxënësit dhe ambicien e tyre drejt profesionit dhe tregut të punës është fakti se jo vetëm diplomat e kësaj shkolle, por edhe profesionistët që ajo nxjerr janë të kërkuar edhe në tregun europian e më gjerë.
”Konkurenca jonë nuk është më kombëtare. Ajo është globale. Diplomat njihen në arenën ndërkombëtare dhe nxënësit tanë konkurrojnë lehtësisht në Evropë e kudo profesionalisht”, thotë drejtori i shkollës, Fatmir Mërkuri.

Me mbi 1400 nxënës, shkolla e mesme ”Beqir Çela” ofron arsim profesional në degët automekanikë, termohidraulikë, elektroteknikë dhe teknologji informacioni, profesione këto mjaft të kërkuara në treg.

Top Channel