“Të lutem rikthehu në shkollë!” Halla dhe motra kanë një mesazh për djalin me aftësi të kufizuara

29/05/2021 22:46

Të gjithë prindërit urojnë që fëmijët e tyre të lindin të shëndetshëm, por fakteqësisht kjo dëshirë jo gjithmonë realizohet. Komplikacionet e shumta gjatë shtatëzanisë apo lindjes mund të lënë pasoja të përhershme duke përcaktuar kështu një jetë aspak të lehtë si për foshnjen ashtu dhe për familjarët e tij/saj. E tillë ishte dhe historia e Edisonit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Në studion e programit kishte ardhur halla dhe motra e tij, Refia dhe Aida të cilat rrëfyen historinë e trishtë të Edisonit. Nëna e Edisonit kishte pasur komplikacione gjatë lindjes dhe një pakujdesi kishte sjellë si rezultat paralizën dhe mosfunksionimin e krahut të djathtë të fëmijës. Si pasojë e këtij kufizimi Edisonit i është dashur të përballet me shumë vështirësi në jetë dhe asnjëherë nuk ka ndjerë se hapat i ka pasur të barabarta me të gjithë moshatarët dhe miqtë e tij.

Për shkak të këtyre vështirësive, Edisoni kishte zgjedhur që të ndërpriste edhe studimet duke mos përfunduar kështu arsimin e lartë. Për këtë arsye halla dhe motra e tij kishin zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” si një mënyrë për ta motivuar dhe për t’i dhënë kurajo për ta jetuar jetën me po të njëjtën forcë dhe pozitivitet por gjithashtu dhe për t’i kërkuar që të ulet sërish në bankat e shkollës. “Duam të të shohim të lumtur dhe të mos ndihesh kurrë inferior për asgjë. Por duam që të vazhdosh shkollën që të krijosh një jetë sa më të mirë. Ti je tepër i veçantë dhe do jesh gjithmonë!”,- ishte mesazhi i hallës dhe motrës për Edisonin

Nga ana tjetër e studios, Edisoni i surprizuar nga kjo ftesë, i premtoi dy nga grave më të rëndësishme të jetës së tij se do të përpiqej që ta plotësonte këtë dëshirë të tyre dhe se do të bënte të pamundurën që t’i bënte ato krenare. Gjithashtu Edisoni rrëfeu vështirësitë me të cilat është përballur përg1jatë këtyre viteve duke thënë: Është pak e sikletshme tek njerëzit, por kalon, e gjithë shoqëria ime më mbështet dhe nuk e kanë aspak problem. Unë vetë jam mësuar, por dhe të tjerët po ashtu.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA