Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka rrëfyer së fundmi për një natë makthi që ka kaluar me ish-yllin amerikan të muzikës pop Prince, duke treguar sesi megjithse asokohe ajo ishte një artiste e famshme, kjo nuk e kishte ndaluar Prince ta përndiqte në një stil që gruas i kujtonte abuzimet familjare që kishte pësuar më herët.
Artistja irlandeze e njohur për kokën e rruar, tashmë e konvertuar në muslimane, rrëfen jetën e saj në librin e ri “Rememberings,” (Kujtime) ku mes te tjerash detajon për abuzimet e të ëmës kur ishte fëmijë, që nje herë e mbylli në dhomë pa ushqim duke e lënë aty gjithë fundjavën.
Ajo u takua me Prince i cili e ftoi në një shtëpi të ndriçuar dobët, por u shtang ku këngëtari shpejt nisi të tregonte sinjale të sjelljes prej maniaku.
O’Connor shkruan në libër se pak pas ardhjes në takim, u ndje në grackë pasi sjellja e Prince kishte aktivizuar te ajo ndjesitë e abuzimeve të së shkuarës, mes të cilave këngëtarja ka thënë se mamaja e saj kishte një “dhomë torture” me te cilen e kercenonte.
“Unë e kisha parë këtë më parë, isha rritur me këto gjëra. Mendja ime nisi të kërkonte për rrugë largimi, pa i hequr sytë nga ai.
“Kuptova se nuk e dija ku isha, nuk gjeja dot derën nga hyra. Isha në një kodër larg autostradës. Prince nisi të ecte drejt barit, duke mos folur për disa minuta. Më pas tha: ‘Nuk më pëlqen gjuha që ti përdor në intervistat e shtypit’.”
“E ke fjalën për anglishten?” u përgjigj O’Connor. “Më vjen keq por theksin irlandez na e kanë hequr me zorr.” Por Prince tha se e kishte fjalën për sharjet e saj.
Ata më pas ishin ulur në një tryezë, ku Prince nisi t’i jepte urdhra burrit që e kishte shoqëruar brenda O’Connor.
Prince pororsiti supë për gruan. Ajo tha se nuk kishte uri por Prince insistoi, duke i dhënë urdhra burrit në mënyrë “denigruese e turpëruese”.
Më pas, O’Connor shkruan se Prince ‘lëshoi bombën’.
“Prince ktheu fytyrën e tij të vogël e të ligë nga unë, dhe me një shprehje përçmimi të thellë më tha, ‘Me që ra fjala, ky është vëllai im, Duane,’” shkruan O’Connor.
“Isha e shtangur dhe e neveritur që ai mund të trajtonte vëllanë e tij kaq keq. Unë ia thashë këtë teksa i shkreti Duane doli ngadalë nga dhoma.”
Prince më pas doli dhe u kthye me dy jastëkë në dorë, duke i kërkuar O’Connor të bënin një luftë me jastëkë. Ajo pranoi, më shpresën se kjo do të ndryshonte tonin që vizita po merrte. Por sapo ai e goditi me jastëk ajo kuptoi se kishte futur diçka në jastëk, me qëllim të lëndonte.
O’Connor u tmerrua. Kur Princ u lodh dhe u ngjit sipër, ajo vrapoi drejt derës dhe doli jashtë. Makina e shoferi ishin aty. Shoferi i limuzinës po flinte dhe O’Connor nuk donte ta zgjonte. Ajo me kujdes nisi të thërriste për Duane, por Prince u shfaq dhe “e urdhëroi” të kthehej në shtëpi. Ajo u bind. Pak më vonë ai i tha se e lejonte të hapte derën dhe të shkonte te shoferi për t’u kthyer.
Gruaja i tha se preferonte një taksi por kjo e mërziti të zotin e shtëpisë.
Ajo u përpoq të shpjegonte sesa e pasigurtë ndjehej në ato momente.
Prince u përgjigj duke afruar fytyrën e tij rreth 10 cm larg të sajës, duke e shikuar me ngulm në sy.
O’Connor thotë se aty pësoi një “frikë të ftohtë në bark,” dhe vrapoi drejt daljes, duke ulëritur për shoferin ose Duane. Por Prince ndërhyri përsëri.
Burri i tha se do ta shoqëronte vetë me makinë por O’Connor nuk do ta pranonte këtë, prandaj u arratis drejt zonës me pyje që rrethonte shtëpinë.
Ajo nisi të ecte dhe më në fund pa qe po i afrohej autostradës. Ngriti gishtin e madh me shpresë se dikush do të ndalonte, si dhe duke shpresuar që Prince të mos kalonte aty
Por për tmerr, ai e gjeti.
O’connor shkruan: “Ai ndaloi para meje, uli xhamin e pasagjerit më urdhëroi të futem në makinë. I thashë të largohej duke e sharë. Atëherë ai del nga makina dhe kërkon të më kapë, duke më ndjekur rreth makinës”.
Kjo vazhdoi për disa minuta derisa O’Connor pa se ishin të rrethuar nga shtëpi banimi. Vrapoi drejt një prej tyre dhe i ra ziles. Prince kur pa këtë, hipi në makinë e u largua.
Më vonë ajo i tregoi atë që kishte ndodhur menaxherit të saj Steve Fargnoli, i cili kishte qenë më parë edhe menaxher i Prince. Fargnoli u tërbua nga inati.
O’connor shkruan se sjellja e këngëtarit ndaj saj ishte ndoshta një hakmarrje ndaj menaxherit, me të cilin ishin në një konflikt gjyqësor.
“Fargnoli donte të shkonte atje dhe ta vriste, dhe si ai edhe disa miq të tij. Ata thonë se sulmi ndaj meje kishte si qëllim të terrorizonte Steve”, shkruan O’Connor.
“Nuk doja ta shija më kurrë atë djall”, thotë këngëtarja për Prince. “Por mendoj me dashamirësi për të vëllanë e tij të abuzuar Duane”.
Lexo edhe Pjesa 1 https://top-channel.tv/2021/05/28/kengetarja-sinead-oconnor-ja-si-i-mbijetova-nates-se-makthit-me-princin-djallezor-fotot5/
Top Channel