Roma bëhet ‘kryeqyteti i gropave’ të Evropës, me rreth 100 të çara nga tunelet e katakombat e lashta (fotot)

29/05/2021 16:09

Roma ka nisur të quhet tashmë ‘kryeqyteti evropian i gropave’ teksa tunelet e katakombat e lashta kanë nisur të shkaktojnë të çara gjigande në rrugët e qytetit.

The Times shkruan se rreth 100 shembje qytetare po shkaktohen çdo vit prej qytetit të lashtë tashmë të nëndheshëm, më e fundit gropa e kësaj jave që gëlltiti dy makina me një thellësi prej 7 metrash në zonën Torpignattara.

Asnjë nuk u plagos gjatë shembjes, për të cilën u fajësuan rrjedhjet e ujit në garazhin pranë rrugës.

Në maj të vitit të kaluar u hap një gropë prej 3 metrash thellësi ndërsa në 2018 nëj gropë gjigande thithi të paktën gjashtë makina në kryqytet.

Gropa të tilla shkaktohen nga destabilizimi i shtresave të dheut të qytetit të vjetër, mbi rrënojat e të cilit është ndërtuar qyteti modern.

“Masa e shembjeve është dyfishuar dekadën e fundi dhe Roma është kthyer në kryeqytetin evropian të gropave”, tha gjeologia Dr Stefania Nisio.

Gjeologia shton se tunelet janë zbuluar në zona të shumta të kryeqytetit, tesa rrjetet e tyre në zonën Caffarella janë si një “labirinth ku mund të ecësh për orë të tëra”.

Nisio ka thënë më herët se zona më e dobët e qytetit është lindja e Romës, shumica e të cilës ka qenë gurore në lashtësi.

Njëzet gropa të tilla janë hapur vetëm në 2021, me një mesatare prej një në tre ditë, teksa zyrtarët shtojnë thirrjet për vendosjen e kollonave mbështetëse në tunelet e vjetra të nëndheshme.

Tunelet e guroret e vjetra të Romës ishin ndërtuar në periferi të saj, në distancë nga qenra e zhurmshme e dikurshme.

Katakombat e Romës gjithashtu përbëjnë një masë të madhe të kalimeve nëntokësore, të cilat përdoreshin për varrime, prej shekullit të dytë deri në shekullin e pestë.

Ka më shumë se gjashtëdhjetë katakombe në të gjithë  Romën, me qindra kilometra kalime nëntokësore, nga të cilat vetëm pesë janë të hapura për publikun.

Vetë fjala latine “katakombë’ do të thotë “pranë gurores” pasi gërrmime e para të varrosjeve bëheshin pranë guroreve te lashta në periferi të Romës.

Ekspertët honë se gropat po shfaqen prej përmbytjes së tuneleve të nendheshme.

Dr. Nisio thotë se ka pasur tunele me tavan gati 5 metra të lartë të zbuluara nën tokë, duke përfshirë dhe atë në Palatine Hill, në qendër të Shtatë Kodrave të Romës.

Ajo shton: “Përveç guroreve, kristianët e hershëm i përdornin katakombat për varrime”.

Gjeoplogia dhe kolegët e saj janë ende duke përpiluar hartat e tunelve të Romës me qëllim zbulimin e kalimeve të reja. Ajo thotë se disa prej tyre ishin përdorur nga fashistët në kohën e luftës për të fshehur armatimet.

Po ashtu dhe grupi kriminal Banda della Magliana përdorte tunelet për t’u fshehur ndërsa organizata ilegale komuniste Red Bridgade fshehën në to politikanin e marrë peng Aldo Moro në 1978.

FOTO GALERI
2/13
Asnjë nuk u plagos gjatë shembjes, për të cilën u fajësuan rrjedhjet e ujit në garazhin pranë rrugës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA