Refuzoi terapinë për predatorët seksualë/ Gjykata në SHBA lë në burg prezantuesin e famshëm përdhunues (fotot)

29/05/2021 17:56

83 vjeçari Bill Cosby, ish-prezantues i njohur, tashmë përdhunues i dënuar me burg në SHBA, ka humbur shansin e lirisë me kusht pasi ka refuzuar të kryente programin e terapisë për predatorët seksualë.

Gjykata e Pennsylvania refuzoi peticionin e Cosby për t’u liruar nga dënimi i tij 3 deri në 10 vjet burg pasi refuzoi programin e posaçëm për rehabilitimin e predatorëve të dhunshëm seksualë.

Cosby u dënua në 2018 për sulm të rëndë seksual, pasi kishte droguar e përdhunuar  ish-mikeshën e tij Andrea Constand në shtëpinë e tij në Philadelphia në 2004.

Cosby kishte të drejtën për apelim lirie me kusht pas tre vjet prapa hekurave për arsye të moshës dhe shëndetit, por kërkesa e tij u hodh poshtë.

Një zëdhënës i Cosby tha për mediat se vendimi nuk ishte i papritur.

“Lajmi për refuzimin e lirisë për aktorin dhe komedianin Bill Cosby nuk ishte i papritur për atë dhe familjarët”, tha avokati Andrew Wyatt.

“Zoti Cosby ishte njoftuar muaj më parë se nëse refuzonte kurset e rehabilitimit për krimet e tij, lirimi do të mohohej. Ndërkohë ai vazhdon të pretendojë pafajësinë e tij dhe mohon akuzat si të rreme dhe pa prova”.

Zedhënësja e bordit të gjykatës Laura Treaster, tha se marrja në konsideratë e lirit të Cosby mbetet në fuqi, në varësi të pjesëmarrjes në programin e terapisë për predatorët seksualë.

Avokati i Cosby shtoi se 83 vjeçari po ia kalon relativisht mirë në burg dhe mbetet me shpresë, megjithë moshën e thyer dhe sëmundjet.

 “Ai është i freskët si një kastravec,” tha Wyatt, duke shtuar se Cosby mezi pret vendimin e gjykatës së lartë të Pennsylvania për apelin e avokatëve.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA