Gjykatësi i dha një shans të dytë trafikantit, 16 vjet më vonë dëshmon betimin e tij si avokat (fotot)

29/05/2021 21:47

Një gjykatës besoi t’i jepte një shans të dytë një trafikanti të vogël drogash në SHBA, por pas 16 vjetësh u përball përsëri me të në gjykatë, kësaj radhe duke dëshmuar betimin e tij zyrtar si avokat.

Në rrëfimin e ndryshimit thuajse të pabesueshëm, Edward Martell dhe gjykatësi Bruce Morrow ishin takuar në 2005 në gjykatën e Michigan, kur Martell ishte 27 vjeç dhe ishte arrestuar për prodhim e shpërndarje drogash, për të cilat mund të dënohej deri më 20 vjet burg.

Por Morrow ishte bindur t’i jepte një shans të dytë.

“Imagjinoja Ed – si njeri nga komuniteti latin dhe zona të varfra ekonomikisht. Ai u arrestua dhe u prangos nga policia”, kujton gjykatësi kohën e përballjes me Martell.

Prandaj ai i dha tre vjet liri me kusht, me sfidën që herën tjetër që vinte në gjykatë të kishte arritur diçka, si për shembull të drejtonte një kompani.

“Kjo ishte si një shaka, por ai e pa që unë besoja te ai, dhe se ai mund të bëhej çfarëdo që të dëshironte”, thotë Morrow said.

Ndërsa Martell tha për The Washington Post: “Çdo gjykatës tjetër do të më kishte flakur brenda”.

Prandaj Martell i hyri punës dhe pas diplomimit fitoi një bursë për legjislaturë nga Universiteti i Detroit.

Gjatë gjithë kohës ai kishte qëndruar në kontakt me Morrow, duke ardhur çdo dy muaj për t’u konsultuar, dhe gjykatësi ishte kthyer në njëfarë kujdestari për të.

Megjithse rruga e tij nuk ishte e lehtë, ish-i dënuari arriti të dorëzonte me ne fund aplikacionin e tij të legjislaturës me 1200 faqe, dhe rrjedhimisht u pranua.

“Nisa të qaj si fëmijë. Ishte ëndrra ime prej 13 vjetësh dhe nuk e dija nëse do t’ia dilja ndonjëherë,” thote Martell.

Më 14 maj ai u takua me Morrow dhe bëri betimin zyrtar. Tani do të punojë me grupin e legjilaturës  Perkins Law Group, të cilët i dhuruan një çantë zyrtare lëkure dhe një stilolaps me inicialet e tij.

FOTO GALERI
2/3
Gjykatësi i Bruce Morrow dha atij një shans të dytë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA