Raporti përfundimtar/ Murrizi deklarohet publikisht “pro” shkarkimit të Presidentit Meta

28/05/2021 14:40

Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka deklaruar votën e tij ‘pro’ shkarkimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa ftoi të gjithë kolegët e tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Është rasti i parë që ngrihet një Komision Hetimor me objekt të përcaktuar dhe për shkarkimin e Presidentit. 

Vota ime është pro në këtë Komision dhe një disopozitiv i shkurtër, por për të 122 deputetët mendoj të ketë një material konciz para se të vijë data dhe konferenca e kryetarëve, që do të mblidhet ditën e hënë për të caktuar datën”, tha Murrizi.

Top Channel