“Qeveri-opozitë, ton konstruktiv”/ Basha i kërkon ministrit gjerman të denoncojë masakrën elektorale

28/05/2021 15:04

Pas takimit me kryeministrit, dje, ministri gjerman Michael Roth është pritur sot nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ku i fundit ka informuar për atë që e quajti “masakër zgjedhore”.

Basha: Për mua, për PD dhe opozitën nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se procesi i integrimit evropian. Ky është proces i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime siç e keni parë edhe nga konkluzionet e KE, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite për shkak të mosarritjeve të kushteve të vendosura. Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, opozita ka bërë gjithçka duke nisur me konsensusin për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore të 5 qershorit. Për fat të keq, qeveria i shkeli me këmbë të dyja. Ministrit Roth i kam kërkuar të flasin dhe të denoncojnë masakrën e 25 prillit para se të jetë vonë për demokracinë dhe Shqipërinë për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të jetë e mbushur me kriminelë dhe e zhytur në indekset e ulëta të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania është mbështetëse në rrugën e integrimit evropian dhe dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë popullit gjerman.

Ministri gjerman tha se të gjitha kritikat do të duhet të qartësoheshin dhe kjo duhet të bëhej përmes institucioneve. Ne i besojmë vlerësimeve të ODIHR-it, tha ai i cili na ka mbështetur vazhdimisht në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme dhe të hapura.

Roth: Unë jam plotësisht dakord me zotin Basha kur thotë që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet nga qeveria e një vendi, por edhe nga struktura të tilla sikundër parlamenti dhe opozita. Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet një ton konstruktiv dhe qasje në marrëdhënie mes qeverisë dhe opozitës.

Unë jam aktiv në politik prej 23 vitesh dhe 8 vite në qeveri, kam qenë edhe në opozitë dhe të dyja këto elemente janë të rëndësishme për një demokraci të gjallë. Në një sistem demokratik, nuk jemi armiq, por kundërshtarë politik dhe parlamenti është vendi i duhur për të cuar para debatet. Sigurisht shkëmbimi me Bashën si drejtues i PD dhe i opozitës është tejet i rëndësishëm. Komisioni Europian në muajt e shkuar ka vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe Konferencës së parë.

Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, të cilit i është bashkuar qeveria federale dhe shpresoj që me 22 qershor të mbërrijë në celjen e negociatave të anëtarësimit. Falenderojmë në mënyrë shprehimore presidencën portugeze në këtë kontekst.

Të gjithë e dini që është një hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë një rrugë e gjatë, Gjermania do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë. Celja e negociatave nuk do të thotë që të gjithë janë shkëputur dhe në këtë kontekst e konsideroj këtë mbështetje si një nder të madh për mua.

Top Channel