Përballja e fundit në “Për’puthen”/ Komplimente dhe buzëqeshje mes dy personave më të komentuar, çfarë u tha mes Antonelës dhe Mevlanit?

28/05/2021 19:02

Mevlani doli çift me Ledianën nga emisioni, por nga ana tjetër Antonela nuk mundi të fshehë pëlqimin që ka ende ndaj Mevlanin.

Sot, në episodin e fundit të “Për’puthen”, u zhvillua takimi i fundit në studio, për të sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien mes Antonelës dhe Mevlanit.

Antonela: Nuk kemi bërë kurrë takime 4-minutëshe, se si më duket…

Antonela: Më shih në sy

Mevlani: Shoh, ku të dua, nuk jam i dashuri yt

Antonela: Je i dashuri i tjetër kujt?

Mevlani:  Jemi tipa evropian të dy, e kemi kuptuar njëri-tjetrin gjithmonë

Antonela:  E vërtetë, unë kam shumë respekt për ty. Ke ditur të luash lojën shumë mirë… Me mua nuk luajte, unë ta ndala lojën

Mevlani: Po pse, më pëlqeje akoma?

Antonela: Sepse akoma të pëlqeja.

Mevlani:  Nuk të shkojnë këto budalliqe me mua!

Antonela: Unë jam tjetërkush, nuk të shkojnë me mua

Mevlani:  Meqë ti ke respekt për mua, do të thotë që edhe unë të kam respektuar, ne e kemi pasur miqësinë, kemi folur, kemi qeshur

Antonela:  Të admiroj si njeri, edhe te ajo kënga për respektin e gjithë kësaj kohe erdha

Mevlani:  Të lumtë, je shumë e zgjuar

Mevlani: Mora vesh që kohët e fundit kishe qarë shumë në emision

Antonela: U preka, kaluar tërë kohën këtu

Mevlani: Apo qave për shokët që ikën një ditë para

Antonela:  Unë qava kur ike dhe ti, jam shumë e ndjeshme, ti e di.

Më tej, Antonela i kujton Mevlanit festën e “Për’puthen”, disa ditë më parë, ku Mevlani interpretoi disa nga këngët e veta dhe ndër të tjera ra në sy afrimiteti me Antonelën, ndërkohë që Lediana mungonte.

Antonela: Si të buzëqeshte fytyra kur këndove me mua atë natë

Mevlani: Vërtet?

Antonela: Kush jam unë për ty sot

Mevlani: Antonela është…

Antonela: Fol mirë, se do të ngelin këto fjalë

Mevlani: Do të mbetesh një shoqe e mirë, çdo gjë ka qenë reale! Nuk kemi folur për ca kohë, pastaj kemi krijuar sërish atë respektin. Ndoshta ti brenda ke pasur atë pëlqimin dhe je munduar të më rrish afër, por unë nuk e kam kuptuar. Afrimiteti jot me mua, nuk më ka prishur punë me Ledianën

Antonela: Sepse nuk ka qenë dashakeqëse!

Në fund, Mevlani sqaron se bashkë janë shokë shumë të mirë. “Nuk ka asgjë më tepër!  Më shumë shkojmë kështu, bëjë gallatë se s anë një marrëdhënie”, rrëfen konkurrenti.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA