Pa pikë make up-i dhe në kushte shtëpie, Nicki Minaj poston videon e ëmbël me djalin

28/05/2021 21:19

Nicki Minaj i dhuroi miliona fansave të saj një video të këndshme të djalit 8-muajsh.

38-vjeçarja bëri disa postime, për të festuar ribotimin e suksesshëm të mixtape-it të saj, “Beam Me Up Scotty”. Në një nga videot, ajo mbante në prehër djalin, që solli në jetë shtatorin e kaluar, por e ka mbajtur larg rrjeteve sociale. Madje, nuk ka bërë publik as emrin e tij dhe e thërret me pseudonimin “Papa Bear”.

Me flokë të verdha dhe pa make up, ajo tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Fansat e Nickit janë fiksuar me djalin e saj që kur ajo ndau foton e parë në janar.

Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtij udhëtimi. Ka shumë kuptim për mua. Të bëhesha nënë, ka qenë për mua puna që më ka përmbushur më shumë”, shkroi reperja atëherë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NICKI MINAJ 🎀 (@inluvwithnicki)

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA