Një tjetër film nga Marvel Studio, mbërrijnë “Eternals”!

28/05/2021 13:28

Në 1976 babai i librave me vizatime, Jack Kirby krijoi personazhet e të Përjetshmeve (Eternals), të cilët janë mbinaturalë dhe të pavdekshëm.

Sipas Kirby-t ata ishin krijuar nga Qiellorët duke manipuluar ADN njerëzore. Këta personazhe jetojnë në Tokë, pa ndërhyrë në jetën njerëzore dhe në rrjedhën e historisë së njerëzimit. Por kjo deri tani. Filmi i ri është ambientuar pas ngjarjeve tragjike të filmit “Avengers: Endgame”. Nga filmi do të kuptojmë përse këta heronj kanë qëndruar pasivë deri me sot dhe dolën në skenë pikërisht pas fundit tragjik të Avengers-ve, duke filluar kështu një sagë të re kinematografike.

Filmi do të drejtohet nga një emër shumë i njohur, fituesja e çmimit Oskar, regjisoja e Nomeland-it, Chloe Zhao. Në kastin e aktorëve spikasin emrat më me zë të kinematografisë si Salma Hayek që do të interpretojë rolin e Ajak-ut, Angelina Jolie në rolin e Thena-s, Kit Harington në versionin e luftëtarit Dane Withman e Richard Madden në personazhin e Ikaris-it. Dhe duket se filmi është në rrugë të mbarë pë rte vendosur një rekord të ri shikueshmërie në këtë periudhë pandemike.

Top Channel