Mësuesja nga Hong Kong shënon ngjitjen më të shpejtë të majës Everest nga një grua (fotot)

28/05/2021 16:29

Tsang Yin-hung, e cila kishte ngjitur për herë të parë majën në një ekspeditë të vitit 2017, u ngjit kësaj here për 25 orë e 50 minuta.

Alpinistja nga Hong Kong, Tsang Yin-hung, ish-mësuese, ka regjistruar ngjitjen më të shpejtë të Everestit nga një grua për më pak se 26 orë, njoftuan dje zyrtarët në Nepal.

44 vjeçarja Tsang, ngjiti malin 8,848.86 metra të lartë në kohën rekord prej 25 orë e 50 minuta të dielën që shkoi, njoftoi zyrtari i kampit të Everest, Gyanendra Shrestha.

“Ajo u nis nga kampi në ora 1:20 të shtunën pasdite dhe arriti në majë në 3:10 pasdite të dielën,” tha Shrestha për rrjetin AFP.

Tashmë Tsang duhet të dorëzojë pretendimin e saj për gjyqtarët e rekordeve Guinness për të çertifikuar arritjen, shtoi zyrtari.

Qeveria e Nepalit konfirmon vetëm arritjen e alpinistëve në majë por nuk jep çertifikata rekordesh.

Tsang, e njohur gjithashtu si Ada, nëse rezulton e suksesshme, merr rekordin e mëparshëm nepalezja Nepali Phunjo Jhangmu Lama e cila kompletoi ngjitjen në 39 orë e 6 minuta.

Në vitin 2017, Tsang u bë gruaja e parë nga Hong Kong që arrinte majën e Himalajeve me tentativën e saj të tretë në 2017.

Nepali ka lëshuar sivjet 408 leje ngjitjeje në Everest teksa vitin që shkoi ngjitjet u ndaluan prej pandemisë.

Rreth 350 alpiniste kanë arritur majën e famshme vetëm sezonin e sivjetshëm pranveror, teksa vendi përballet ende me shifra konstante infektimesh.

FOTO GALERI
3/4
Tashmë Tsang duhet të dorëzojë pretendimin e saj për gjyqtarët e rekordeve Guinness për të çertifikuar arritjen

Top Channel