Kënga e saj mahniti Timberland/ Soni Malaj flet në “Breaking”: Si u ndjeva kur pashë që idhulli im më bëri follow

28/05/2021 14:14

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Kënga Magjike” me një këngë që ka ardhur nga bashkëpunimi me Flori Mumajesin.

“Versioni im” është titulli i këngës që u komentua gjatë, pikërisht se Flori dhe Soni u rikthyen në një bashkëpunim pas 10-vitesh. Por jo vetëm kaq! Soni Malaj ka marrë gjithashtu edhe vëmendjen e producentit, reperit të famshëm, Timbaland. Ky i fundit e ndjek këngëtaren shqiptare në rrjetin social “Instagram”, e madje edhe i ka shkruar mesazhe.

“Wow”, është një nga mesazhet që reperi me famë botërore i ka shkruar Sonit në “Instagram”.

E ftuar në Breaking në Top NeWs ditën e sotme, Soni foli lidhur me këtë dhe tha se u ndje shumë e nderuar pasi e ka pasur idhull këngëtarin e famshëm.

“Ishte një ftesë që më erdhi nga Flori, për të marrë pjesë në Këngën Magjike, erdhi shumë natyrshëm, më pëlqeu si këngë. Producenti i famshëm Timberland, që e kam pasur edhe idhull, dhe një këngë e imja është mbështetur tek ai.

Kur ai më shkruajti, më bëri dhe folloë, u ndjeva shumë mirë, por nuk i kam kthyer përgjigje akoma” tha Soni. Lidhur me këngën që merr pjesë në Këngën Magjike “Versioni im”, Soni thotë se e goditi teksti në fillim. Këtë verë po punoj për një këngë ritmike, me një reper nga Kosova. Kështu këngësh pret publiku, më ritmike më alegro”, tha Soni./GazetaShqip

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA