Ditën e djeshme Sean “Diddy” Combs ndau në rrjetet sociale një foto të vjetër të tijën, ku shfaqet përkrahë këngëtares Jennifer Lopez.

Kjo foto është realizuar gjatë kohës që ata të dy ishin bashkë në një lidhje dashurie.

“#tbt”, shkroi 51-vjeçari, në foton e vitit 2000, ku shfaqet duke shtrënguar duart me Lopez.

Ky postimi sigurisht që ka marrë vëmendjen maksimale të fansave, pasi Lopez po flitet prej kohësh për një ribashkim me Ben Affleck.

Lopez dhe Combs kanë jetuar një histori dashurie nga shtatori i vitit 1999 deri në shkurt 2001. Në të njëjtin vit, Lopez njohu Affleck, ndërkohë që xhironin “Gigli” dhe të dy u fejuan në nëntor të 2002.

Burime pranë Jennifer Lopez dhe Ben Affleck konfirmuan se ata të dy i kanë dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit e se janë shumë të lumtur bashkë.

“Ben dhe Jen nuk po humbin kohë. Në të vërtetë, është sikur koha nuk ka kaluar fare. Janë përsëri në një romancë të nxehtë, po ngrihen aty ku u ndalën. Shanset se dyta janë të rralla për t’u arritur dhe ata e mirën një të tillë. Kjo është arsyeja pse ata po ecin më shpejt në raportin e tyre. Ata po e shfrytëzojnë këtë kohë për t’u njohur përsëri”, tha burimi për “In Touch Weekly”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel