Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta përfundoj me sukses aktivitetin stërvitës të NATO-s, “Defender Europe 21”.
Pas 12 ditësh pune në demonstrim të operacioneve luftarake, Komandantja supreme Vjosa Osmani tha se sot FSK-ja po merr vulën e përkrahjes nga partnerët strategjik.
Në këtë ushtrim ushtarak të shkallës më të gjerë të mbajtur në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore, Kosova ishte për herë të parë pjesëmarrëse me 330 ushtarë, njëherësh edhe mikpritëse.
Për këtë Kryeministri Albin Kurti tha se pjesëmarrja e FSK-së në “Defender 21” dëshmon qartë synimin e vendit për një ambient të sigurt dhe paqësor.
Ndonëse vlerësimi përfundimtar ende nuk u është dorëzuar zyrtarisht, Komandant Gjenerallejtënant, Rrahman Rama tha se FSK-ja ka arritur objektivin.
Po këtë vit, në mars, një kontingjent i FSK-së u bë pjesë e misionit të parë paqeruajtës jashtë vendit në Kuvajt të Lindjes së Mesme, krah ushtrisë amerikane.
FSK-ja ka filluar transformimin e saj në ushtri në dhjetor të vitit 2018, etapë që do të zgjas 10 vjet.
Top Channel