Juristët, Jordan Daci dhe Plarent Ndreca tregojnë se çfarë vendimi do të merrnin, nëse do të ishin në rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të hetonin për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Daci thotë se do të votonte kundër dhe liston arsyet se përse nuk do ta shkarkonte Metësn nga posti i Presidentit.
“Unë do të votoja kundër për dy arsye. Jo se dua të përkrah Presidentit, përkundrazi. Mendoj që ka bërë shkelje të lehta dhe nuk janë të hijshme për Presidentin disa veprime.
Do të votoja kundër, në radhë të parë për efekt procedure, për shkelje në raport me mosrespektimin e të drejtës për t’u dëgjuar nga Komisioni.
Në radhë të dytë, për shkeljen e afatit prej 48 orësh, që Kuvendi duhet të kishte për ndritjen e komisionit dhe nuk e respektoi.
Në radhë të tretë, për një arsye proceduriale, që mendoj se Komisioni mund të ngrihet brenda 4 muajve, por edhe veprimtaria e tij, nuk mund të vazhdojë. Mendoj se, shkeljet që janë identifikuar, nuk përbëjnë shkelje të rënda”.
Ndërsa, Ndreca shprehet se do të miratonte shkarkimin e Presidentit dhe për këtë ka disa argumente:
“Nuk besoj se ka rast më të mirë, se sa ky rast, për të vendosur shkarkimin e Presidentit të Republikës. Jo vetëm për personi që është pas Presidentit, por dhe për të vënë një precedent institucional, konstitucional, shumë të rëndësishëm, për çdo President që do të jetë në atë detyrë nesër. Unë nuk di çfarë mund të bëjë më shumë Presidenti, se sa ka bërë Meta, për t’u konsideruar shkelje e rëndë e kushtetutës.
Gjestet, veprimet, qasja publike që Presidenti ka bërë, janë mjaftueshëm për të marrë vendimin”, shprehet juristi në “Top Talk”.
Top Channel