Kontroll në Bërzhitë, dyshime për mashtrim kompjuterik në formë call centeri, sekuestrohen kompjuterë dhe celularë
Shqipëria është renditur ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar në mesin e anëtarëve të NATO-s
Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” tregon se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.
Ky sondazh e vendos Shqipërinë në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi
“Nëse do të shpërthente një luftë, a do të ishit të gatshëm të luftonit për vendin tuaj”-ishte pyetja për të vlerësuar gatishmërinë e qytetarëve për të luftuar.
Gjatë viteve të fundit, gatishmëria për të luftuar ka tërhequr vëmendje më të madhe, veçanërisht që nga pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Sipas sondazhit, pesë vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 përqind), Shqipëria (69 përqind), Suedia (66 përqind), Finlanda (64 përqind) dhe Mali i Zi (63 përqind). 10 vendet e para plotësohen nga Greqia (gjithashtu 63 përqind), Norvegjia (61 përqind), Lituania (52 përqind), Polonia dhe Sllovenia (të dyja nga 49 përqind).
Top Channel