Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete të ndryshme për të bërë padi artificiale
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn së bashku me ambasadorin holandez në Tiranë, Reinout Vos kanë vizituar Fushën e Gazit në Delvinë.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada amerikane shkruan se ‘duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë“-thuhet në reagimin e ambasadës.
Top Channel