Në Kosovë kanë arritur 100, 620 vaksina Pfizer, falë Aleancës Gavi të COVAX.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e cila ka thënë se që nga arritja e 24, 000 dozave të para të vaksinës, të cilat u pasuan nga 38, 400 doza dy javë më parë, dhe 15, 000 doza, që janë dorëzuar deri më tani nga Mekanizmi i Bashkimit Evropian për Ballkani Perëndimor, ekipet e vaksinimit në të gjithë vendin kanë vaksinuar grupet prioritare dhe qytetarët me sëmundje kronike siç përcaktohet në Planin shtetëror të Vaksinimit.

MSh thotë se vaksinimi është mjeti thelbësor dhe shpresa më e mirë për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19.

“100, 620 vaksinat e siguruara përmes COVAX janë një hap i rëndësishëm për të ndjekur planin e vaksinimit me ritme të shpejta dhe pandërprerë, sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë. Sidoqoftë, pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende.

Në ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë masat e mëposhtme të parandalimit – mbajtjen e maskave, distancën fizike dhe higjienën e mirë për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të kontribuar në parandalimin e humbjeve të jetës dhe komplikimeve serioze të shëndetit të shkaktuara nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA