Besuan deri në fund, me ëndrrën e madhe për të kthyer titullin kampion në Shkodër pas 20 vitesh por pavarësisht fitores me Laçin, Vllaznia nuk ia arriti.
Triumfi ndaj laçianeve 2 me 0 nuk i mjaftoi kuqebluve pasi u renditën të dytët në kampionat me 63 pikë po aq sa Teuta por ishin këta durrësakët që u shpallën kampion me vetëm 4 gola më shumë.
Në rradhët e lojtarëve dhe drejtuesve nuk munguan as lotët për zhgënjimin por sipas tyre, kjo duhet të shërbejë si një motivim për të ardhmen. Të hënën, Vllaznia ka edhe një tjetër mundësi për trofe, pasi do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Skënderbeut.
‘Ne fituam sot, ishte një fitore e merituar, morëm 3 pikët, por nuk mjaftoi. Jam krenar për skuadrën time. Në radhë të parë dua të uroj Teutën për fitoren e kampionatit. Mendoj se kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur më pëlqeu ky sezon. Kupa e Shqipërisë është synimi ynë duhet të harrojmë zhgënjimi npër rezultatin në Teuta-Apolonia. Jemi një skuadër në gjendje që të fitojë finalen e Kupës së Shqipërisë’- tha Brdaric.
Tifozëve u mungon titulli kampion por ata janë të lumtur për rikthimin e Vllaznisë në Elitë.
Top Channel