SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen e oqeanit Paqësor për tërheqjen e trupave nga Afganistani

27/05/2021 17:06

Pentagon ka urdhëruar së fundmi zhvendosjen e aeroplanmbajtëses USS Ronald Reagan që mban në rajonin Azi-Paqësor, për të ndihmuar me tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë të mbrojtjes.

Aeroplanmbajtësja dhe grupi i saj shoqërues janë nisur nga porti i saj kryesor në Japoni drejt detit Arabik, ku do të kalojë katër muaj me misionin e ri, duke zëvendësuar kështu aeroplanmbajtësen USS Dwight D. Eisenhower, që është aktualisht e dislokuar në Lindjen e Mesme.

Misioni i largimit të trupave vjen pranë përvjetorit të 20-të të luftës së SHBA në Afganistan, teksa vitin e kaluar administrata amerikane e Donald Trump nënshkroi një marrëveshje paqeje me grupet militante Talibane, të cilët u zotuan të parandalojnë që vendi të kthehet në një bazë të Al-Qaeda.

Administrata e re e Joe Biden ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen e nënshkruar, megjithë kritikat nga pala tjetër.

Pentagoni besohet se do të dërgojë në rajonin e lënë vakant luftanije e mjete të tjera, pasi preferon të bëjë të njohur prezencën e tij në Detin e Kinës Jugore megjithë pakënaqësinë e Pekinit.

FOTO GALERI
1/3
Pentagon ka urdhëruar së fundmi zhvendosjen e aeroplanmbajtëses USS Ronald Reagan që mban në rajonin Azi-Paqësor, për të ndihmuar me tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani

Top Channel