Olsian Çela për herë të parë para KLP/ Raporton mbi funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë
27/05/2021 11:43
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka po raportuar sot, për herë të parë, para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për funksionimin dhe administrimin e sistemit të Prokurorisë.
Në fillim të fjalës së tij, kryeprokurori ka thënë se duhet të jetë jo thjesht raportim, por bashkëbisedim me anëtarët e Këshillit.
Sipas ligjit, Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK duhet të raportojnë një herë në vit para KLP. Ndërkohë, Çela pritet të raportojë edhe para Kuvendit.
Top Channel