Mijëra njerëz shiheshin dje duke shkelur rregullat kufizuese të pandemisë në Indi, për të marrë pjesë në funeralin e një kali.
Në pamjet e publikuara shiheshin thuajse 2,000 njerëz shumica pa maska, që ecnin pranë njëri-tjetrit në ceremoninë solemne në Karnataka në jugperëndim të vendit.
Në të tjera imazhe shihej kufoma e kalit të bardhë e zi, e mbuluar me lule dhe zbukurime, teksa disa nga pjesëmarrësit e bekonin atë.
Funerali u zhvillua në ditën kur numri viktimave të koronavirusit në vend ishte 626 njerëz ne 24 ore.
Një nga vendasit tha: “Kjo është një shkelje totale e rregullave kufizuese të Covid-19”.
Ministri i Karnataka, Basavaraj Bommai, tha se kufizimet do të mbeten në fuqi të paktën deri më 7 korrik.
Kali që po nderohej raportohet se kishte vdekur dy ditë më parë pasi ishte liruar nga një ‘ashram’ – qendër shpirtërore – për të ndihmuar psikologjikisht pacientë të koronavirusit.
Top Channel