Kosova do lejojë dasmat/ Kufizimi i lëvizjes shtyhet për në orën 23, infektimet u ulën

27/05/2021 15:04

Kosova po shënon numrin më të ulët të pacientëve me Covid 19, që nga muaji maj i vitit të kaluar kur ishte edhe fillimi i pandemisë.

Trajtim mjekësor në nivel vendi po marrin vetëm 165 pacientë, prej të cilëve 126 janë me oksigjeno terapi dhe 5 në gjendje kritike për jetë.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tregon se kjo është situata më e mirë që nga fillimi i pandemisë.

Përmirësimi i situatës epidemiologjike ka bërë që të mbyllen tri klinika që trajtonin pacientë me Covid 19 në Prishtinë, ajo e mjekësisë sportive, anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv.

Infektologu Lul Raka në një përgjigje me shkrim ka sqaruar disa nga faktorët që kanë ndikuar në uljen e rasteve të reja.

“Në këtë epilog kanë ndikuar shumë faktorë, siç janë: zbatimi i masave parandaluese nga vetë qytetarët; ulja e kontaktit të njerëzve, si rrjedhojë e masave kufizuese; përmirësimi i motit, që ndikon në qëndrimin e njerëzve në hapësira të hapura; infektimi i një numri të konsiderueshëm të njerëzve deri tani; vaksinimi, edhe pse simbolik ka mbuluar kategoritë e të moshuarve dhe shumë personave me sëmundje shoqëruese, të cilët e kanë shkallën më të lartë të vdekshmërisë dhe spitalizimit dhe mbikëqyrja nga autoritetet përkatëse (policia e inspektorati)”.

Si rrjedhojë, qeveria pritet të miratoj masat e reja, për çka është propozuar heqja e orës policore, lejimin e punës së bizneseve deri në ora 23 dhe lejimin e organizimit të dasmave nga mesi i qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA