Fëmijët nuk marrin gjithë shërbimet/ Mangësitë në shkollën speciale të Elbasanit

27/05/2021 15:16

Nxënësit e shkollës speciale “Zëra jete” në Elbasan nuk marrin të gjitha shërbimet që duhen dhe për të cilat kanë nevojë.

58 nxënës me diagnoza të ndryshme kanë nevojë për shërbime të ndryshme. Puna e mësuesve me gjithë trajtimet e tyre nuk është e mjaftueshme.

Shkolla speciale në Shqipëri janë vetëm 6, ndërsa nevojat e fëmijëve vijnë gjithnjë e në rritje për shkak edhe të rritjes së numrit të fëmijëve me aftësi ndryshe.

Dhënia e shërbimeve të duhura në kohën e duhur është faktor i rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes së tyre.

Top Channel