Departamenti amerikan i mbrojtjes ka refuzuar sot sugjerimet e gazetarëve se Serbia, komb të cilin Uashingtoni e konsideron partner, po vllazërohet me ‘armikun’ pas një serie manovrash të përbashkëta te Beogradit me forcat ruse në Ballkan.
Zëdhënsi i Pentagonit, John F. Kirby u pyet sot në konferencën e shtypi mbi manovrat stërvitore të trupave elitare ruse me kolegët e tyre në kombin ballkanik, në të njëjtën kohë kur manovrat madhore të udhëhequra nga SHBA, ‘Defender-Europe 2021’ u zhvilluan gjithashtu në Ballkan dhe në të gjithë kontinentin.
Një gazetar theksoi se Serbia është anëtare e Programit të Partneritetit për Paqen në NATO, për nxitjen e lidhjeve bilaterale mes bllokut dhe vendeve të tjera evropiane.
Zëdhënësi e përshkruante NATO-n si “një organizatë e krijuar për të luftuar Rusinë,” por nuk pranonte që vendimi serb ishte “të stërvitej me armikun.”
Kirby tha se “askush nuk e ka quajtur Rusinë armiku… nuk është një frazë me të cilën do t’i referohesha Rusisë.”
“Unë do të lejoja që këto dy kombe sovrane të bëjnë manovrat dhe te kene marrëdhënien e tyre bilaterale”, tha ai, duke insistuar që çështja u përket atyre.
Manovra të mëparshme mes Rusisë e Serbisë kanë shkaktuar shqetësim në rajon, siç ishte në rastin kur deputetja kroate Marijana Petir i krahasonte në 2016 me “sikur t’i futësh një gisht në sy Perëndimit.”
Top Channel