Dy binjake identike indoneziano-australiane, që postojnë video joshëse të vetes në rrjete me pagesë si ‘OnlyFans’, kanë dënuar së fundmi vjedhjen e materialeve të tyre nga piratë të rregullt të rrjetit që shesin e shpërndajnë videot e tyre duke fituar shumë më tepër se vetë ato.
19 vjeçaret Christy e Carly O’Connell, kanë një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale pasi postonin rregullisht në rrjetet TikTok e Instagram qe kur ishin më të reja.
Por kohët e fundit binjaket O’Connell kanë hyrë në industrinë e pamjeve për të rritur duke prodhuar përmbajtje akoma më provokuese.
Motrat thonë se piratët e internetit vjedhin videot e tyre ekskluzive sapo i postojnë në rrjet për t’i shitur në rrjete të tjera, dhe për këtë tani do të veprojnë ligjërisht. “Ka ardhur fundi për ata që vjedhin e shesin videot tona në Twitter, tani nuk ka më,” shkruante Carly në një prej postimeve.
Ajo shtonte: “Ne kemi avokatë në Indonezi, kemi avokatë dhe këtu [në Australi]. Do të veprojmë sepse videot nuk mund të shiten jashtë [OnlyFans]. Ju mund të burgoseni ose të gjobiteni miliarda [rupi].”
“Këto parashikohen në kushtet e pjesëmarrjes në OnlyFans, nuk mund të shpërndash [përmbajtjen jashtë platformës], nuk mund të fitosh para [me të].’
Binjaket thonë më tej se do të listojnë rrjetet që publikojnë videot e tyre dhe do t’ua dërgojnë autoriteteve.
“Ne fillimisht i linim se na vinte keq, se ata mund të kishin nevojë për para, por ata nuk na respektojnë”, paralajmëronte Carley.
Megjithë karrierën e tyre të pazakontë, binjaket Connell thonë se prindërit e familjarët i mbështesin në personalitetin e tyre të dyfishtë online, shkruan Coconuts Jakarta.
Top Channel