Shkenca llogarit ‘moshën maksimale’ që njeriu mund të arrijë (fotot)

26/05/2021 21:42

Ekspertët kanë përpunuar shifrat e biologjisë, duke thënë së fundmi se një ditë njeriu do të jetojë deri në një maksimum prej 150 vjetësh. Aktualisht njeriu më i vjetër në botë është gruaja franceze Jeanne Calment, që jetoi deri në 122 vjeçe.

Në Evropën Perëndimore pritshmëria mesatare aktuale e jetëgjatësisë është 80 vjeç, por ekspertët kanë krijuar një aplikacion me inteligjencë artificiale, që sugjeron se një ditë njerëzit do të jetojnë shumë më tepër se kaq.

Studiuesit nga Gero, një kompani bio-teknologjie nga Singapori, si dhe ata të qendrës së kancerit  Roswell në New York, thonë se kjo i ka ndihmuar të kuptojnë se jetëgjatësia maksimale e njeriut do të jetë 150 vjet.

Ekspertët morën në konsideratë faktorë të stilit të jetesës dhe reagimet e trupit të njeriut, për konkluzionet e tyre, duke thënë se aplikacioni i tyre vlerëson me saktësi  masën e plakjes biologjike dhe jetëgjatësinë maksimale.

Njeriu më i moshuar që ka jetuar ndonjëherë është gruaja franceze Jeanne Calment, e cila ishte 122 vjeçe e 164 ditë kur vdiq në gusht të vitit 1997. Ajo jetoi më shumë edhe se bija e saj dhe nipi.

Burri indonezian Mbah Gotho ka qenë në faqet e para të gazetave pasi besohej se ishte 146 vjeç kur vdiq në prill 2017, por mosha e tij nuk ishte verifikuar zyrtarisht.

Autori i studimit Dr Tim Pyrkov, i Gero, tha: “Llogaritja e qëndrueshmërisë e rezistencës së trupit bazuar në aktivitetin fizik është zbatuar në aplikacionin GeroSense iPhone.

“Në të tregohet se humbja e rezistencës së trupit të njeriut, ose ndryshe aftësia e rekuperimit, ndodh diku nga 120 deri në 150 vjeç. Teksa ne plakemi më shumë, gjithnjë e më shumë kërkohet që trupi të rekuperohet pas një trazire shëndetësore, dhe ne humbasim gjithnjë e më shumë kohë për t’u rikthyer te gjendja optimale fiziologjike”.

Studiuesit thanë se kishin studiuar parametrin e tyre të njohur si ‘DOSI’, indikatori dinamik i gjendjes së organizmit, i cili merr në konsideratë moshën, sëmundjet dhe faktorë të stilit të jetesës, për të llogaritur sa rezistent është trupi ynë.

Themeluesi i Gero, Dr Peter Fedichev shtoi: “Plakia te njerwzit shfaq tipare të ngjashme me ato të sistemeve komplekse që operojnë në prag të disintegrimit të tyre.”

“Ky studim demonstron sesi koncepte të marra nga shkencat fizike mund të përdoren edhe në biologji për të hetuar aspekte të veçanta të sene-skencës dhe reagimeve të trupit kundër plakjes”.

Pritshmëria e mesatare e jetëgjatësisë aktualisht në planet është 73.3 vjet.

Japonia renditet e para me një pritshmëri mesatare prej 84.3 vjet, krahasuar me pritshmërinë prej 53.1 vjet jetëgjatësi në Republikën e Afrikës Qendrore.

FOTO GALERI
2/3
Indoneziani Mbah Gotho besohej se ishte 146 vjeç kur vdiq në prill 2017, por mosha e tij nuk ishte verifikuar zyrtarisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA