Meta shkarkohet më 10 qershor/ Të premten Komisioni përfundon raportin hetimor

26/05/2021 19:11

Komisioni hetimor për presidentin meta do ti dërgoj kuvendit raportin final këtë të premte. Top channel ka mësuar se komisioni do kërkojë shkarkimin e presidentit dhe më 10 qershor do votohet në Kuvend.

Megjithatë është gjykata kushtetuese ajo që do japë fjalën e fundit.

Komisioni parlamentar që ka marrë nën hetim presidentin Ilir Meta, diskutoi përmbajtjen e raportin paraprak, me qëllim dhënien e mundësisë anëtarëve për të paraqitur opinionet e tyre.

Kryetari komisionit Alket Hyseni bëri këtë kërkesë për dy relatorët që do të shkruajnë raportin.

Hyseni: Gjuha e raportit duhet të jetë profesionale pa emocione politike dhe të jetë sa më e kuptueshme nga të gjithë për publikun e gjerë.

Raporti final do të shkruhet bazuar në provat e sjella nga AMA të deklarimeve publike në televizione të presidentit, përfshi dy raporte sekrete nga SHISH bashkë me një tjetër të policinë së shtetit si dhe në ato të disa institucioneve të tjera. Një pjesë e konsiderueshme e raportit janë edhe gjetjet e dy ekspertëve që sollën raste të ngjashme të ndërhyrjeve të presidentëve në zgjedhje siç ishte rasti i presidentit të Koresë së Jugut.

Top Channel